Qëlloi për vdekje kunatin e tij, Prokuroria kërkon 30 vite burg për Klajdi Shundin

30 vite burg kërkohen nga Prokuroria e Tiranës për Klajdi Shundin, personin e dyshuar për vrasjen e Vladimir Zvezhdës. Ngjarja e rëndë ndodhi në ditën e parë të vitit 2021, pas ndërrimit të viteve rreth orës 03:45.

34-vjeçari Klajdi Shundi, në gjendje të dehur goditi me thikë në qafë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, 42 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Cili ishte shkaku i sherrit? Media raportojn se sherri filloi për mikpritjen. Sipas dëshmisë së shokut të Klajdi Shundit, i cili ishte prezent në ngjarje, sherri ka nisur për arsye banale. Dy “protagonistët” e konfliktit janë zënë se kush janë më mikpritës, Korça apo Pogradeci. Shundi i ka kërkuar Vladimirit që të mos e ngrejë zërin në shtëpinë e tij. Më pas kanë dalë jashtë dhe çështja është agravuar deri në atë pikë që ka ndodhur vrasja.