Qëlloi me armë ndaj efektivit të ‘Shqiponjave’, dëshmia e autorit: Jam komandant i Pentagonit dhe iluminati

TIRANË- “Jam komandant i Pentagonit”, “Jam iluminati”,- kjo ishte dëshmia e Klered Bozhanaj, 42 vjeçarit që u arrestua për tentativën e vrasjes së punonjësit të policisë, Edlir Alleshi.

Ai është ripyetur nga grupi hetimor. Thëniet e tij për policinë kanë ngritur edhe më shumë dyshimet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Teksa është pyetur për rrethanat dhe motovin e ngjarjes, ai e cilësoi veten si ‘komandant’.

Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42 veçari u arrestua disa orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja. Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur