Qarkullonte në Elbasan me fenelina policie, procedohet penalisht i riu

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. L., 34 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi u konstatua duke qarkulluar me automjet, me fenelina si ato të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.