Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar në Ksamil.
I riu me iniciale L. P., banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur në dhomën e hotelit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia njofton se ‘sot, rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’.













