Punonte në një pulari/ Gjendet e pajetë 47-vjeçarja në Shijak

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shijak.

Në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe.

Njoftimi I policisë

Shijak/Informacion paraprak 

Më datë 26.01.2024, në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.