Punëtori shqiptar humb jetën pasi u godit nga rryma elektrike në vendin e punës. Emri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në provincën e Leçes, në Itali, ku një punëtor shqiptar humbi jetën tragjikisht gjatë orarit të punës.

Viktima është identifikuar si Limos Allushaj, 67 vjeç, i cili u godit fatalisht nga rryma elektrike ndërsa punonte me një mikser çimentoje në një kantier ndërtimi në zonën Via Vecchia Frigole. Sipas hetimeve paraprake, krahu i makinerisë ka prekur linjat e tensionit të lartë, duke shkaktuar menjëherë goditjen elektrike që i mori jetën.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku Allushaj njihej si një punëtor me përvojë në ndërtim. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të emergjencës, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Policia italiane dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në kantier dhe nëse ka pasur mungesë mbikëqyrjeje teknike.
Autoritetet po punojnë gjithashtu për të kontaktuar familjarët e viktimës në Shqipëri.