Punëtori bie nga pallati ku po punonte/ Gjendja kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punëtor ka rënë nga lartësia e pallatit ku punonte duke marrë plagë të rënda.

Burimet kanë bërë me dije se shtetasi Ramazan Dika ka marrë dëmtime të shumta në shtyllën kurrizore, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa përfaqësues të kompanisë së ndërtimit.
Vijojnë hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që Dika është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë së Tiranës

Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.