Puna e paligjshme e të miturve, grumbulluesit e mbetjeve të riciklueshme jasht vëmendjes së institucioneve

Era Rapçe

Xhonatan bën çdo ditë xhiron e koshave të mbeturinave në lagjen 5 Maj për të grumbulluar metale dhe plastikë. Ai punon gjatë mbrëmjes kryesisht dhe ka si qëllim kazanët në rrugët kryesore. Ndonjëherë vë maskë dhe duart i ka pa doreza. “Nuk mbahet maska tani me këto temperatura dhe e kam të vështirë të marr fryme ndërkohë që era e keqe sidomos tani në verë është e padurueshme. Kam mamin të sëmurë në shtëpi dhe më duhet të punoj që ti blej ilaçet pasi ne marrim vetëm ndihmë ekonomike. Babai është larguar dhe na ka lënë ne tre fëmijët. Unë jam më i madhi dhe duhet të punoj” shprehRapet Xhoni ndërsa mundohet të mos i shpëtojë ndonjë kanoçe apo shishe plastike. “Metalet janë shumë më mirë pasi tani është rritur disi vlera. Ka qenë më e ulët por prap zor se gjen se njerëzit nuk i hedhin. Je me fat po gjete dy tre kile metal”. Ndërsa e pyet sa i shkon vlera ditore, ai të përgjigjet se nuk ka një fitim të njëjtë. “Thash është çështje fati. Gjithësesi në ditë mund te shkoje deri në 10 mijë lekë të vjetra por zakonisht marr më pak. Duhet të ngrihesh herët që të kapësh kazanët para pastrimit ose në mesditë kur është shumë vapë” sqaron më tej Xhoni ndërsa ka mbushur karrocën e tij të modifikuar për të shkuar tek pika e grumbullimit. Ai thotë se është i detyruar të bëjë këtë punë pasi në shtëpi s’ka kush të punojë.

Institucionet shtetërore kanë hartuar strategji e plane për luftën ndaj punës së të miturve ndërkohë që bazuar në një studim të kryer nga qendra Eper rezulton se janë 30 grumbullues në moshë të mitur deri në 16 vjeç që punojnë çdo ditë për të siguruar të ardhura për veten dhe familjet e tyre. Numri më i madh I të miturve që punojnë me riciklimin janë djem dhe më pak vajza.  Në studim janë intervistuar 18 të mitur meshkuj dhe 12 femra që kryejnë punën e grumbulluesit të mbetjeve të riciklueshme.

Të kontaktuar përfaqësues të Njësisë së Mbrojtjes së fëmijëve në bashkinë Elbasan deklaruan se nuk kanë një statistikë të të miturve grumbullues. Ata thanë se rastet i ndjekin sipas sinjalizimeve dhe I trajtojnë bashkërisht me familjen. Nadire Kreka, drejtuese e kësaj njësie tha dhe ka raste të fëmijëve që punojnë me grumbullimin e mbetjeve. “Nuk kam një shifër pasi ne nuk i shikojmë se çfarë pune janë duke bërë por i trajtojmë bashkë me familjen e tyre dhe i kemi në vëmendje”.

Sipas studimit grumbulluesit fëmijë i përkasin grupmoshave nën 10 vjeç ku 12 persona janë në moshat 10-14 vjeç 5 persona dhe 14-16 vjeç 13 persona. 64 grumbullues janë përgjigjur se e kanë origjinën nga Elbasani, kurse 26 prej tyre (që përbëjnë rreth 28.8%) janë të ardhur, gjë që evidenton faktin se ende vazhdojnë lëvizjet në drejtim të Bashkisë Elbasan, që ka e sasisë më të madhe të mbetjeve bashkiake, materialeve të riciklueshme dhe janë të përqendruara edhe fabrikat ricikluese.