VELIPOJË- Vija bregdetare e Shqipërisë prej vitesh po transformohet dhe po ndryshon përshkak të erozionit dhe faktorëve njerëzorë. Në një reportazh të publikuar së fundmi nga “TRT World” janë paraqitur faktorët që kanë ndikuar ndryshimet në vijën bregdetare.
Një rast konkret është i vijës bregdetare në Velipojë. Profesori i gjeografisë, Ervis Krymbi u shpreh se ndërhyrja pa kriter në rrjetin hidrografik të lumenjeve prishin ekulibrat në natyrë dhe ndikojnë negativisht në territor.
Ai u shpreh se paraleisht si njeriu dhe natyra po ndikojnë në këto ndryshime që po shihen ndërvitë në bregdet. Ndryshimet klimatike dhe me “ndihmën” e dorës së njeriut po ndikojnë shumë në vijën bregdetare e cila vit pas viti shihet edhe me sy të lirë.
Profesori i gjeografise, Klodian Skrame e përshkroi fenomenin si një kamion që udhëton me 200 km/h dhe se në momentin që do të ndalojë mjetit do të ecë sërish pak metra më tutje. Sipas tij edhe nesë merren masat që sot impakti do të jepët pas një dekade. Sipas tij erozioni është një fazë ta avancuar dhe fillimisht duhet ndaluar dhe më pas të rikuperohet.
