“Pse më parakalove?”, si ndodhi plagosja në Berat, Fabjel Toska doli nga makina dhe…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Berat ku i lënduar mbeti 37-vjeçari Fabjel Toska (Xhindi).

Mësohet se 37-vjeçari po udhëtonte me një shok në makinë, kur është parakaluar nga një automjet, të cilit i kanë bërë shenjë me drita të ndalonte.

Toska zbret nga automjeti dhe shkon në xhamin e shoferit të automjetit që I parakaloi, moment ky kur edhe është plagosur prej tij me një plumb në bark.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.