Ligji për rikthimin e basteve sportive është miratuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, duke i dhënë dritën jeshile rikthimit të lojërave të fatit.
Ligji është miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste, duke marrë 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstemin.
Zvendësministrja për Ekonominë dhe Financat, Vasilika Vjero tha se nga kontrollet e kryera u vu re se bastet sportive nuk u larguan ansjëhërë.
Licencimi për kompanitë do të jetë 10-vjeçar, ndërsa tarifa do të dyfishohet duke shkuar në 400 milionë lekë. Këto baste do të mund të funksionojnë vetëm online, duek u rikthyer pas 4 vitesh ndalimi.
Më 1 janar të vitit 2019 lojërat e fatit u ndaluan si të paligjshme nga qeveria Rama, duke mbyllur të gjitha pikat ku këto baste vendoseshin.












