Një grup i vogël protestuesish kanë kaluar natën përpara kryeministrisë dhe gjenden ende aty edhe mëngjesin e sotëm.
Ata janë ulur në disa stola metalikë, ndërsa në shkallët e kryeministrisë shihen edhe këpucë, një simbol për të larguarit në emigrim.
Policia ndodhet e pranishme, ndërsa qarkullimi i makinave në këtë zonë vijon të jetë i bllokuar.
Edhe pas përfundimit të protestës të së shtunës, një grup protestuesish vijuan qëndrimin e tyre para godinës së qeverisë, i cili zgjati përgjatë gjithë ditës së diel.




