Librazhd, 22 Prill 2025 – Dhjetë shtetas janë proceduar penalisht pasi morën pjesë në një protestë në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, në afërsi të fshatit Hotolisht, ku për disa minuta u bllokua qarkullimi i mjeteve.
Sipas njoftimit të Policisë, protestuesit kundërshtuan projektin e ndërtimit të rrugës që kalon pranë banesave të tyre, duke pretenduar se ajo përbën rrezik për sigurinë e fshatit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit:
F. A., 58 vjeç
A. D., 47 vjeç
F. Ç., 52 vjeç
K. A., 36 vjeç
S. H., 34 vjeç
E. A., 28 vjeç
F. H., 46 vjeç
M. Ç., 60 vjeç
M. Ç., 30 vjeç
A. A., 41 vjeç
Rasti u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Elbasan.














