Protestat e studentëve / Jep dorëheqjen kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviç

Kryeministri i Serbisë Milos Vuçeviç, ka njoftuar sot dorëheqjen e tij përmes një konference për media drejtuar qytetarëve. Dorëheqja është rezultat i “kokës së parë të turkut” që presidenti Aleksandër Vuçiç duket të ketë urdhëruar pas protestave masive disa ditore në të gjithë vendin.

Ishte presidenti serb Vuçiç ai që b ëri thirrje dje për “rindërtim më urgjent dhe masiv të Qeverisë”.

Gjatë fjalës së tij të dorëheqjes, Vuçeviç theksoi se ajo që ndodhi në Novi Sad, humbja e 15 jetëve nga shembja e stacionit të trenit, hodhi hije mbi mandatin e qeverisë serbe. Që nga ai moment, tha Vuçeviç, Serbia dukej se ishte ngecur në atë aksident.

Dorëheqjen pritet ta japë edhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq. Mbetet për t’u parë nëse protestuesit serbë do të mjaftohen me këto dorëheqje për t’i dhënë fund protestave të tyre.