Protesta e nënkalimit në Unazën e Elbasanit, procedohen penalisht 3 persona/Ja akuzat e policisë

3 persona janë proceduar për protestën e një dite më parë në nënkalimin e Belebej, Unaza e Elbasanit pasi sipas policisë dëmtuan barrierat e rrugës dhe penguin qarkullimin e mjeteve. 3 të proceduarit akuzohen si organizatorë të  protestës. Protesta erdhi pasi bashkia vendosi bllokimin e mbikalimit sit ë rrezikshëm por pa I dhënë mundësi tjetër lëvizje banorëve pasi mbikalimi I nisur në fushatë ende nuk ka parë nisjen e punimeve.

Komunikata e policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi  këto shtetasit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë organizim të paligjshëm.

 

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.