Protesta e fermerëve grekë, bllokon sërish kurfirin! Policia Kufitare: Ja kur do jetë mbyllur kufiri

KAKAVIJË- Protesta e fermerëve grekë ka vijuar edhe përgjatë ditës së sotme duke bllokuar aksin rrugor Kakavijë- Janinë. Në një njoftim zyrtar, Policia Kufitare Kakavijë, njofton se, ditën e sotme, nga ora 11:30 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Sipas tyre, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Ndërkohë, autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për të planifikuar udhëtimet me automjete, në orare të tjera të ditës.

“Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.”