Një propozim martese i veçantë është realizuar këtë mëngjes në qendër të Fierit, në atmosferën e festimeve për Ditën e Shën Valentinit. Mes dekorit romantik, një vajzë tha “Po” propozimit emocionues të të dashurit të saj, duke emocionuar të pranishmit. Çifti është duartrokitur nga kalimtarët, të cilët u bashkuan me gëzim në këtë moment të paharrueshëm për ta.
