Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion u zhvillua promovimi i librit me poezi dhe ese i autores së re Rebeka Tërnova, një aktivitet që solli në qendër talentin, ndjeshmërinë dhe fuqinë e fjalës së shkruar.
Në këtë ngjarje morën pjesë Drejtoresha e shkollës, znj. Valbona Faqolli, Drejtoresha e Zyrës Arsimore, znj. Silvana Kasa, si dhe profesori dhe autori i njohur Ali Buzra, i cili në fjalën e tij vlerësoi krijimtarinë e autores dhe rëndësinë e mbështetjes së talenteve të reja në fushën e letërsisë.
Falënderime të veçanta iu drejtuan mësueses së gjuhës, znj. Elvira Prengzi, për përkushtimin në zhvillimin e talentit të autores, si edhe përgjegjëses së Pallatit të Kulturës, znj. Bardha Alimeta, për mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti.
Në promovim morën pjesë familjarë, nxënës dhe dashamirës të artit, duke e kthyer këtë moment në një festë të bukur të kulturës dhe krijimtarisë. Aktiviteti dëshmoi edhe një herë se shkolla mbetet një vatër e rëndësishme e talentit dhe mbështetjes për çdo nxënës që zgjedh të shprehë botën e tij përmes fjalës së shkruar.



















