Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkon konfiskimin e pasurive të luajtshme/të paluajtshme që rezultojnë në emër të shtetasit A.M.
Në përfundim të hetimit të kryer në kuadër të procedimit pasuror nr.1/2023 ndaj shtetasit A.M rezulton se :
i. Provohet që shtetasi A.M rezulton i dënuar me vendim te autoriteteve gjyqësore të Turqisë për veprën penale “Trafikim ose sigurim i lëndëve narkotike ose psikotrope” vepër penale e parashikuar në nenin 3 te Ligjit 10192/2009, i ndryshuar..
ii. Provohet që shtetasi A.M zotëron drejtpërsëdrejti në emër të tij pasuritë e sekuestruara, objekt konfiskimi.
iii. Provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se vlera e pasurive të sekuestruara objekt konfiskimi nuk i përshtatet dukshëm nivelit të të ardhurave të shtetasit A.M.
Sa më sipër prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të sekuestruara te mëposhtme:
i. Pasuri ndërtim informal, objekt banimi 1 kat me sip. 102.6 m2 dhe oborr funksional me sip.250m2, në Elbasan në proces legalizimi sipas vetdeklarimit datë 30.06.2020 nga shtetasi A.M;
ii. Pasuri ndërtim informal, objekt social ekonomik me sip. 28.4 m2, 1 kat në Elbasan, proces legalizimi sipas vetdeklarimit datë 30.06.2020 nga shtetasi A.M
iii. Një Automjet Daimler Chrysler në emër të shtetasit A.M
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkon konfiskimin e pasurisë të luajtshme që zotërohet nga shtetasi M.K
Në përfundim të hetimit të kryer në kuadër të procedimit pasuror nr.2/2022 ndaj shtetasit M.K rezulton se :
i. Provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që shtetasi M.K rezulton i arrestuar prej autoriteteve gjyqësore Angleze për veprën penale “Vjedhje” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” vepra penale të parashikuar në nenin 3/1 te Ligjit 10192/2009, I ndryshuar.
ii. Provohet se pasuria e sekuestruar është drejtëpërdrejt në zotërim të plotë të shtetasit M.K;
iii. Provohet tej cdo dyshimi të arsyeshëm se pasuria e sekuestruar nuk është në propocion me nivelin e të ardhurave në emër të shtetasit M.K.
Sa më sipër prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurisë të sekuestruar:
• Nje automjet tip Lamborgini
