Nis implementimi i projektit “Smart City”, një projekt që ka ngritur këmbana alarmi për survejim masiv në Shqipëri.
VNA shkruans se në në disa shkolla të Tiranës po vendosen kamera sigurie dhe të dhënat do të menaxhohen nga Policia e Shtetit.
Implementimi i projektit po bëhet nga kompania “Presight Ai”, pjesë e grupit G42 baza kryesore e së cilës është në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kjo kompani sipas një investigimi të BIRN ka ngritur shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për lidhjet e saj kineze.
Projekti kontestohet gjithashtu nga ekspertë të të drejtave digjitale për rrisqet që mbart nga ndërhyrja e madhe në privatësinë e qytetarëve.
“Përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale dhe Sistemit të Analizimit të të Dhënave, projekti ‘Smart City’ synon rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërinë urbane, përmirësimin e sigurisë publike duke parandaluar dhe dokumentuar veprat penale nëpërmjet investimeve teknologjike dhe edukimit te komunitetit,” pari deklaruar në atë kohë Ministria.
Projekti fillimisht mendohej se do të kushtonte 60 milionë dollarë amerikanë, por më vonë kostoja e tij u dyfishua dhe ka arritur shifrën e 140 milionë dollarë.
Aventura e këtij projekti filloi në në Abu Dhabi, në prill 2024, ku ministri i atëhershëm i Brendshëm, Taulant Balla nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me kompaninë ‘Presight AI‘ pjesë e grupit G42.
Më 23 shkurt 2025, kur kryeministri Edi Rama priti presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, mes marrëveshjeve të bashkëpunimit që u firmosën qe edhe ajo mes mes ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Sulltan Al Jaber, kryetar i kompanisë “Presight AI Ltd”.













