Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. P., 50 vjeçe. Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të saj 17-vjeçar, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













