Procedohet një 60-vjeçar në Elbasan për moskthim borxhi

Elbasan, 18 mars – Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policia e Shtetit kanë referuar materialet në Prokurori për një rast të dyshuar mashtrimi financiar.

Shtetasi M. Ç., 60 vjeç, dyshohet se nuk i ka kthyer një shtetasi tjetër shumën e parave të marrë borxh rreth tre vite më parë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.