Cërrik, 18 mars – Dy shtetas janë proceduar penalisht nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, për vepra të ndryshme penale.
Shtetasi F. B., 19 vjeç, dyshohet se ka prishur qetësinë publike në Belsh, duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin. Për këtë shkelje, ai është ndëshkuar edhe me masë administrative prej 10 000 lekësh, ndërsa automjeti është sekuestruar si provë materiale.
Ndërkohë, shtetasi K. A. po procedohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













