Elbasan, 20 Janar 2026 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin E. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, duke rilidhur furnizimin me ujë të pijshëm në banesën e tij, të cilin bashkia ia kishte ndërprerë për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve financiare.
Materialet procedurale të këtyre rasteve iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













