Procedimi penal për aksidentin rrugor në Cërrik-Gramsh

Elbasan, 20 Janar 2026 – Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin A. T., 41 vjeç, i cili në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh” është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues shtetasin K. Sh., 24 vjeç, dhe shtetasen turke G. Ç., 21 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë shtetasit K. Sh., G. Ç., si dhe një pasagjere në automjetin e shtetasës G. Ç..

Materialet procedurale të këtyre rasteve iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.