Procedim penal për pushtim toke dhe kanosje në Elbasan

ELBASAN – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin Xh. Ç., 58 vjeç.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka pushtuar tokën e një shtetaseje dhe e ka kanosur atë me fjalë, duke cenuar pronën dhe sigurinë e saj personale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.