Procedim penal për punonjësen e postës në Elbasan për përvetësim parash

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse e degës postare Elbasan. Ajo dyshohet se ka përvetësuar 330 000 lekë nga pagesat që kryhen në postë, duke përdorur kredencialet e një kolegeje të saj dhe duke vepruar në sistemin elektronik të institucionit.