Elbasan, 24 tetor 2025 — Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal për shtetasin A. B. Gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, në subjektin e këtij shtetasi u konstatuan etiketa produktesh që nuk përputheshin me ato të regjistrimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan













