Librazhd, 26 janar 2026
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve V. O., 22 vjeç dhe E. K., 43 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













