Procedim penal për 31-vjeçarin, i gjendet drogë në automjet

Elbasan, 09 Dhjetor 2025
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin B. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.