Procedim penal për 15-vjeçarin dhe 19-vjeçarin në Cërrik

CËRRIK, 3 mars 2026 – Dy shtetas janë proceduar penalisht në lidhje me një rast vjedhjeje me thyerje të ndodhur në lagjen nr. 2 në Cërrik.

Sipas hetimeve, një 15-vjeçar dyshohet se ka bashkëpunuar me xhaxhain e tij, A. M., në vjedhjen e një shume parash në dyqanin e shtetasit F. H., 57 vjeç, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 2 mars 2026. Në lidhje me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal ndaj të miturit për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nisi procedimi penal ndaj shtetasit O. Z., 19 vjeç, vëllai i 15-vjeçarit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.