Procedim penal në Peqin për përndjekje ndaj një të miture

PEQIN – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ll., 22 vjeç.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare. Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.