Elbasan-Peqin
04 Dhjetor 2025
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin U. Ç., 70 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin” ka përplasur me automjet një 17-vjeçar që lëvizte me biçikletë. 17-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













