Procedim penal ndaj 14-vjeçarit për sulm ndaj 20-vjeçarit në Elbasan

Elbasan, 04 Dhjetor 2025
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin R. H., 20 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.