Probleme me zemrën, dërgohet me urgjencë në spital Nuredin Dumani

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani është transportuar në spitalin e burgut me urgjencë.

Sipas informacioneve, Dumani ka patur rrahje të shpeshta zemre dhe vështirësi në frymëmarrje dhe është transportuar në urgjencën e QSUT për kontroll.

Ai është shoqëruar nga forcat speciale të burgjeve dhe forcat RENEA. Ngjarja është regjistruar 20 minuita më parë, ndërsa SPAK është duke ndjekur nga afër situatën.

Dumani zbuloi se kishte probleme kardiake mbi 10 vite më parë, gjatë një kontrolli për problemet me këmbën, dhe siç ka deklaruar ai, para se të shndërrohej në një prej vrasësve me pagesë më famëkeq në vend.