Policia Rrugore i ka bërë apel shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, teksa vendi po përfshihet nga temperaturat e ulëta që pritet të sjellin bor¡ dhe ngrica në rrugë.
Mesazhi i Policisë Rrugore:
Apel për më shumë kujdes nga përdoruesit e rrugës, kryesisht në zonat malore, për shkak të reshjeve të dëborës.
Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në akset ku ka ngarkesë dhe për të ndihmuar përdoruesit të rrugës, në raste nevoje.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi ka prezencë të lagështirës dhe në disa akse rrugore malore, prezencë të dëborës.
Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në akset ku është e nevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore në shërbim.
Të moderojnë shpejtësinë, të mbajnë distancën e duhur me mjetet e tjera, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.













