Princesha e Uellsit është tjetërsuar nga kimioterapia, ka humbur peshë dhe i kanë rënë flokët

Kate Middleton po kalon ndryshime të rëndësishme fizike për shkak të betejës së saj me kancerin. Diagnoza e rëndë solli si pasojë trajtimin parandalues ​​të kimioterapisë dhe tani Princesha e Uellsit duket ndryshe. Sipas Globe, Kate ka pësuar një humbje të konsiderueshme në peshë e ka humbur edhe flokët gjatë trajtimit për një formë kanceri, e cila publikisht, nuk u deklarua kurrë.

Ndryshimet e përjetuara duket se kanë pasur një ndikim të thellë emocional tek ajo. Në mars, Kate u dha fund spekulimeve mbi shëndetin e saj. Në një video-mesazh emocionues, Princesha e Uellsit zbuloi se u diagnostikua me kancer pas një operacioni në bark janarin e këtij viti. Duket se prej atëherë ka nisur trajtimet mjekësore.

Një burim në pallatin mbretëror përshkroi gjendjen aktuale të Kate, duke vënë në dukje se Princesha është dobësuar tmerrësisht për shkak të kimioterapisë. I njëjti burim tha se flokët, që ishin një pjesë e rëndësishme e bukurisë së saj, fillian t`i bien “me grushte”, dhe tani mund të jetë plotësisht tullace. Princesha duket “si një skelet”, thotë ai.

Trajtimi mund të shkaktojë gjithashtu menopauzë të hershme, që do të ishte emocionalisht shkatërruese për Kate, e cila i do fëmijët. Edhe pse ajo tashmë ka tre fëmijë – George, Charlotte dhe Louis – kurrë nuk e përjashtoi mundësinë që të kishte edhe fëmijë të tjerë, megjithëse Ëilliam ishte kundër. “Pavarësisht gjithçkaje nëpër të cilën po kalon Kate, ajo është një princeshë e vërtetë luftëtare dhe ne mendojmë se do të vazhdonte të dilte në publik, nëse do të mundej. Ajo do të donte të ishte një shembull për personat që kalojnë në eksperiencën e vështirë të kimioterapisë dhe mund të jetë një frymëzim për të tjerët”, tha burimi mbretëror.