Pas publikimit të videos së përplasjes fizike të një dite më parë mes Princit Leka dhe bashkëshortjes së tij në proces divorci, Elia Zaharia, çifti është përballur sot në Gjykatën e Tiranës.
Burimet bejnë me dije se Gjykatësi i dhomës civile ka pranuar kërkesën për urdhër-mbrojtje nga njëri-tjetri të Elia Zaharias dhe Princ Lekës.
Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Haradinaj.
Në videon e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, duket Elia Zaharia duke pritur vendimin. Princi është përfaqësuar nga dy avokatë.













