Prej një viti e ngacmonte seksualisht/ I moshuari iu fut në banesë, 21 vjeçarja e qëllon me thikë

SHKODËR- Zef Paloka, 68-vjeçari i cili u plagos mbrëmjen e kaluar në fshatin Dejë, ngacmonte prej 1 viti 21-vjeçaren, e cila e plagosi me thikë disa herë në bark. Kjo e fundit, në deklaratën e saj në polici ka theksuar se kishte një vit që ngacmohej nga 68 vjeçari me qëllim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me njëri tjetrin.

Po ashtu, autorja, e identifikuar si Nikoleta. Z ka sqaruar se mbrëmjen e djeshme ndodhej jashtë banesës së saj kur sërish 68 vjeçari e ka ngacmuar, dhe në atë moment ajo është futur në banesë ku ndodhej vetëm motra ka marrë thikën dhe ka qëlluar disa herë Palokën.

Edhe banorët e lagjes, kanë qenë në dijeni të këtij konflikti mes 21 vjeçares dhe 68 vjeçarit pasi ky i fundit e ngaçmonte herë pas here. Pas ngjarjes 21 vjeçarja është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës ndërsa 68 vjeçari ndodhet në reanimacion për shkak të plagëve të marra.

Vau i Dejës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ata të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases N. N., 21 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Mbrëmjen e djeshme, 21-vjeçarja, dyshohet se për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Z. P., 68 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, shtetasja N. N. u identifikua dhe u shoqërua menjëherë pas ngjarjes, si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin kreu plagosjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.