Prej 6 ditësh Pishë Poro në flakë, Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dërgon avion për ndërhyrje nga ajri

Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë Shqiptare të Mbrojtjes Civile për ndërhyrje ajrore në zjarrin në “Pishë Poro” të Fierit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili bën me dije se Athina zyrtare ka dërguar një avion Canadair për të shuar zjarrin.

“Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit në Pishë Poro, në Fier. Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!”, shkruan Peleshi.

Flaket në pyllin e Pishporos dhe Derëzezës po vijojnë të përhapen me shpejtësi prej 6 ditësh, teksa zjarri i favorizuar nga era e fortë dhe terreni i vështirë po e bën gjithnjë e më të vështirë shuarjen e vatrave aktive.