Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në Varshavë do të zhvillohet ndeshja Poloni-Shqipëri.
Edi Reja vazhdon t’i mbetet besnik skemës 5-3-2 duke e filluar në portë me Etrit Berishën, i cili përpara tij ndoshta ka ndër mbrojtjet më të sigurta që kemi patur ndonjëherë me Gjimshitin, Kumbullën dhe Ismajlin.
Krahët e repartit të mbrojtjes do të jenë Hysaj dhe Trashi ndërkohë që përpara tyre në mesfushë janë Gjasula, Abrashi dhe Bare.
Për t’i lënë më pas radhën në sulm dyshes Manaj-Cikalleshi një dyshe që deri në momentin e fundit trajenri italian mbetet në dyshime, sepse edhe Uzuni me Brojën janë në formë shumë të mirë, por gjithsesi Reja i mbetet besnik zgjedhjes së parë.
