Elbasan – Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar masat e sigurisë dhe gatishmërinë në të gjitha akset rrugore të qarkut, me synim parandalimin e aksidenteve, menaxhimin e trafikut të shtuar dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt gjatë sezonit veror. Shërbimet policore operojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke monitoruar me mjete bashkëkohore rrugët urbane dhe interurbane.
Përmes mjeteve logjistike të regjistruara dhe të paloguara, Policia Rrugore identifikon dhe ndëshkon shkeljet që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës, si dhe parandalon parkimet e gabuara që krijojnë pengesa për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.
Statistikat e muajit korrik 2025:
Arrestuar: 21 drejtues mjetesh
Proceduar penalisht: 11 shtetas për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”
Masa administrative të vendosura: 6378, ndër të cilat:
1201 për mosvendosje të rripit të sigurimit
296 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
495 për përdorim celulari gjatë drejtimit
187 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
124 për xhama të errësuar
1532 për shpejtësi mbi normat e lejuara
1320 për parakalime të gabuara
356 për ndalim/qëndrim të gabuar
95 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
772 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
Policia Rrugore e Elbasanit thekson se do të vazhdojë kontrollet e shpeshta në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet logjistike në dispozicion për të siguruar respektimin e rregullave dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Apeli i Policisë për drejtuesit e mjeteve:
Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit
Mos drejtoni nën efektin e alkoolit
Mos kryeni parakalime të rrezikshme
Jepni përparësi këmbësorëve
Për çdo shkelje apo situatë emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë numrin pa pagesë 112 për ndihmë dhe denoncim.
