Policia, RENEA, dhe FNSH operacion në Pogradec, sekuestrohen armë e drogë. Rrethohet banesa e një të shumëkërkuari (FOTO)

Forca të shumta policie, RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion masiv në Pogradec Operacioni ka në qendër sekuestrimin e drogës, armëve e kapje të personave në kërkim.

Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle.

Deri tani janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

RENEA ka rrethuar gjithashtu edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, i cili akuzohet për vrasjen e një kamarieri në vitin 2021 në Elbasan.

Pas përfundimit të operacionit raportohet se Policia do ketë njoftim për mediat.