Policia Operacion të papritur në Elbasan, vihen në pranga dy eksponentë të njohur të botës së krimit

ELBASAN- Policia ka zhvilluar një operacion të befasishëm në Elbasan, ku si pasojë janë arrestuar të paktën dy personave të njohur si pjesë e botës së krimit. Bëhet me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan-Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Fillimisht policia ka rrethuar zonën përreth lokalit dhe më pas kanë ndërhyrë brenda në ambientet e restorantit ku dyshohej se ndodheshin eksponentët kriminalë. Megjithatë deri më tani nuk dihet detja nga ngjarja dhe as identiteti i të arrestuarve, por pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar.

Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale. Ky aksion vjen në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara të strukturave të rendit për të goditur krimin e organizuar dhe për të garantuar sigurinë publike në një nga zonat më problematike të vendit./