Cërrik, 28 Shtator 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin “Elbasan–Cërrik”, në afërsi të fshatit Valas, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi B. V., 71 vjeç, është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasi M. C., 29 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin e dytë.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
