PADOVA- Një 55-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje nga një efektiv policie në Itali. Shqiptari i identifikuar si Haxhi Collaku është qëlluar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pasi ishte rikthyer në banesën e ish-gruas së tij, të cilës e kishte të ndaluar që t’i afrohej.
Mediat italiane raportojnë se 55-vjeçari shqiptar, nuk kishte pranuar që të ndalonte në një postbllok policie, duke e përplasur kështu një karabiniere. Në këto kushte, një tjetër polic e ka qëlluar atë me 4 plumba, duke i shkaktuar kështu vdekjen. Efektivja e Policisë, 38-vjeç, ndodhet në spital, në gjendje kritike, por jo në rrezik për jetën.
Hetimet janë të koordinuara nga Prokuroria e Padovës, ndërsa hetuesi Marco Bruseganka shkuar në vendngjarje dhe po flet me dëshmitarët e ngjarjes, për t’u informuar me faktet.













