Durrës – DVP Durrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Winter”, i cili ishte drejtuar nga Prokuroria e Durrësit dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet operacionale të DVP Durrës, si dhe Komisariatin e Policisë Kavajë.
Operacioni kishte në fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht kokaine dhe kanabis, në afërsi të shkollave në Kavajë. Gjatë hetimeve, janë identifikuar 15 shtetas, ndërsa 13 prej tyre janë vënë në pranga, një është vendosur në hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Përveç lëndëve narkotike, operacioni ka çuar në sekuestrimin e qindra dozave kokaine dhe kanabisi, pajisjeve për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike, si dhe shuma parash në lekë dhe euro. Po ashtu, janë sekuestruar 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit dhe një sërë pajisjesh të tjera që dyshohet se janë përdorur për të kryer veprimtarinë kriminale.
Personat e arrestuar:
Renaldo Gjondeda, 35 vjeç
Rudi Dimni, 29 vjeç
Elion Danai, 22 vjeç
Rexhep Lushka, 25 vjeç
Ramazan Kola, 19 vjeç
Alesio Shaba, 23 vjeç
Rei Shaba, 21 vjeç
Endri Meçja, 29 vjeç
Besnik Belba, 33 vjeç
Serxho Abazi, 25 vjeç
Kujtim Veizi, 52 vjeç
Bardhyl Dumullaku, 50 vjeç
Arben Xhihani, 38 vjeç
Për shtetasin N. M., 32 vjeç, i cili është proceduar në gjendje të lirë, dhe B. D., 32 vjeç, që është shpallur në kërkim, vijon puna për kapjen e tyre.
Sekuestrimet gjatë operacionit:
80 doza kokaine
620 doza kanabisi
2 peshore elektronike
Pajisje për presimin e lëndëve narkotike
19 celularë
Shuma parash në lekë dhe euro
1 detektor dhe 1 bllokues valësh
Hetimet për këtë çështje vazhdojnë, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit për veprime të mëtejshme.
