Po punonte në terminalin e aeroportit të Vlorës, humb jetën në vendngjarje 38-vjeçari

VLORË- Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë në vendin e tij të punës. Sipas raportimeve, punëtori Dorjan Frashëri që po punonte brenda terminalit të aeroportit të Vlorës. 38-vjeçari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak- Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi Dorjan Frashëri, 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.