“Po më arrestojnë”/ U shpall i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima rikthehet pranë familjes pas disa orës: Isha në jug pas një konflikti me të dashurën!

TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima është kthyer pranë familjes një ditë pasi u denoncua në polici si person i zhdukur. Familjarët e tij humbën kontaktet me të mesditën e së mërkurës. Në komunikimin e fundit ai u kishte bërë me dije familjarëve se po e ndalonte policia.

Pas kontaktin e fundit me familjen i ka pasur mesditën e kësaj të mërkure ku u ka treguar se po e ndalonte policia. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Shima pas kthimit në familje është shprehur se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që kishte pasur me të dashurën e tij.

Megjithatë Shima nuk tha shpjegime për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku thoshte se po e arrestojnë. Ky mesazh solli që famijarët më pas të interesohen pranë uniformave blu dhe aty mësuan se Danieli nuk është ndaluar nga policia.

Menjëherë pas këtij lajmi ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij. Për këtë rast policia nisi hetimet në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes.