Po mbante ekskavatorin, përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në Moglicë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të fshatit Moglicë të Korçës, ku një mjet i tonazhit të rëndë, duke transportuar një ekskavator, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë aksit nacional.

Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer që udhëtonte me të nuk kanë pësuar dëmtime të rënda ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të pasqaruara nga ekspertët e Policisë Rrugore.